Afrikë, lordi i drogës në krye të marinës

09/10/2010 10:35

SHBA kanë shprehur zhgënjimin e tyre të thellë ndaj vendimit të autoriteteve të Guinea Bisaut për të vendosur një nga lordët e drogës në krye të marinës.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit ka deklaruar se emërimi i Jose Americo Bubo Na Tchuto përbën një hap prapa për vendin e Afrikës Perëndimore.

Shtetet e bashkuara e akuzojnë Na Tchuto se ka luajtur një rol kyc në trafikun ndërkombëtar të drogës, akuzë të cilën ai e refuzon.

Ai është një aleat i ngushtë i gjeneralit Antonio Injai, që drejtoi kryengritjen e një krahu ushtarak në muajin prill.

Injai u largua në Gambi menjëherë më pas, para se të kthehej në Guinea Bisau vitin e kaluar, i maskuar si peshkatar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA