Afganistan, vritet britanikja e marrë peng

09/10/2010 14:15

Linda Norgrove, e rrëmbyër në Afganistan nga fundi i shtatorit, është vrarë nga pengmarrësit gjatë një operacioni për ta shpëtuar, të kryer ditën e djeshme.

Norgrove, 36 vjec dhe me origjinë nga Skocia, ishte e angazhuar si operatore humanitare në OJQ-në amerikane “Development Alternatives Inc”.

Ditën e djeshme grupi i rebelëve që e mbante peng kishte paralajmëruar se ajo do të vritej nëse nuk do të ndërpriteshin kërkimet.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë tronditi sot Afganistanin. Vrasja e katër ushtarëve italianë në një shpërthim, që e con në 572 numrin e ushtarëve të huaj të vrarë në vend që nga fillimi i vitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA