Afganistan, vriten katër ushtarë italianë

09/10/2010 10:20

Një bombë e fuqishme e improvizuar u ka marrë jetën katër ushtarëve italianë që veprojnë në kuadër të forcave të ISAF në Afganistan.

Bomba, artizanale por me fuqi shkatërruese, ka përfshirë automjetin e blinduar, tip “Lince”, i cili nuk i ka rezistuar dot valës së shpërthimit.

Sipas raportimeve të mediave italiane, pas shpërthimit në vendin e ngjarjes janë dëgjuar të shtëna armësh zjarri.

Burimet shtojnë më tej se nga shpërthimi një tjetër ushtar italian ka mbetur i plagosur, por është dërguar në spital me helikopterët e ISAF.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA