Afganistan, Karzai takon krerët e moshuar

09/10/2010 16:35

Presidenti Karzai ka vizituar distriktin e Arghandab ku është takuar me 3 mijë të moshuar të fraksioneve të ndryshme fisnore.

Me ata ka diskutuar temat e sigurisë në zonë.

Me këtë rast Karzai ka verifikuar me bashkëbiseduesit e tij, avancimin e operacionit “Hamkari” (Bashkëpunim) që ISAF ka filluar disa javë më parë ndaj talebanëve.

Në takim kanë marrë pjesë edhe komandanti i ISAF-it, David Petraeus dhe ambasadori amerikan Karl Eikenberry.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA