SHBA, në nëntor libri me kujtimet e Bush

08/10/2010 21:50

Do të dalë në libraritë amerikane më 9 nëntor libri i kujtimeve të ish-presidentit amerikan George W. Bush, i cili do të mbajë titullin “Momente Vendimi”.

Shtëpia botuese “Croën” ka njoftuar se libri do të ketë një triazh fillestar prej 1.5 milion kopiesh.

Kujtimet do të përmbajnë detaje të papublikuara mbi ditën e sulmeve të 11 shtatorit dhe mbi luftën në Irak.

Një edicion elektronik i librit do të shoqërohet nga një video i familjes Bush dhe me disa nga fjalimet më të rëndësishme të ish-presidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA