SHBA, 30 ditë kohë për paqen në Lindjen e Mesme

08/10/2010 23:45

Ministrat e Ligës Arabe i dhanë 30 ditë kohë Shteteve të Bashkuara për të shpëtuar bisedimet e paqes mes Izraelit dhe palestinezëve.

Gjate mbledhjes së tyre në Libi, ministrat miratuan kërkesën e lidërve palestinezë për të qendruar larg tryezës së bisedimeve për paqe me Izraelin për sa kohë ky i fundit nuk ndal ndërtimet kolone në Bregun Perëndimor.

Bisedimet direkte mes Izraelit dhe Autoritetet Palestinez nisën në muajin shtator por u bllokua pas refuzimit të Izraelit për të zgjatur moratoriumin që ndalon dërtimet kolone në Bregun Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA