Obama, dorëhiqet këshilltari për sigurinë

08/10/2010 17:20

Këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, ish-gjenerali James Jones, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij.

Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan “CBS”, sipas të cilit vendin e James do ta marrë zëvendësi i tij, Tom Donilon.

Dorëheqja e Jones flitej prej shumë ditësh nga shtypi i Shteteve të Bashkuara, edhe pse deri më sot jo në mënyrë kaq të qartë.

Top Channel