Lidhja Arabe: S’do t’i themi AKP si të veprojë

08/10/2010 17:35

Lidhja Arabe ka vendosur të mos i thotë asgjë Autoritetit Kombëtar Palestinez, mbi vendimet që duhet të marrë lidhur me vijimin e negociatave të paqes me Izraelin.

Sekretari i përgjithshëm Amr Mussa ka deklaruar se Lidhja Arabe do të nisë formulimin e alternativave të tjera vec bisedimeve, që deri më sot sipas saj kanë qenë të dështuara.

“Do të takohemi për të formuluar një projekt alternativash për të zëvendësuar bisedimet, të cilat nuk po japin asnjë fryt”, ka pohuar Mussa.

Ai ka shtuar më tej se për momentin nuk ka dialog pasi qëndrimi i Izraelit është “shumë negativ”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA