Kili, minatorët pak orë larg lirisë

08/10/2010 21:30

Skuadrat e shpëtimit shpresojnë të arrijnë 33 minatorët e bllokuar nën tokë brenda 24 orëve.

Ministri kilien i Minierave, Laurence Golborne ka deklaruar se pajisjet që po bëjnë gërmimin janë ndërruar për të bërë fazën finale.

Por ai ka theksuar se do të duhen tre deri në tetë ditë para se kjo fazë e misionit të shpëtimit të fillojë.

Ndërkohë, inxhinierët thonë se pusi i shpuar ndodhet 34 metra larg tunelit ku janë bllokuar minatorët.

“Faza e fundit e operacionit duhet të menaxhohet me shumë kujdes”, ka deklaruar Andre Sougarret, inxhinieri që po drejton procesin.

Minatorët janë të bllokuar 700 metra nën tokë që kur miniera e San Hozesë pësoi një shëmbje më 5 gusht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA