Hungari, 6 të vdekur nga balta toksike
08/10/2010 18:00
Janë gjashtë personat që kanë humbur jetën nga katastrofa ekologjike që ndodhi tre ditë më parë në një impiant me lëndë toksike në Ajka të Hungarisë.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra lokale e mbrojtjes civile. Kufoma e viktimës së gjashtë është gjetur në Devecser, një nga dy lokalitetet më të prekura.
Fillimisht bilanci bënte fjalë për katër të vdekur dhe tre të zhdukur, por sot u konfirmua vdekja e një të plagosuri dhe tani gjetja e trupit të gjashtë.
Mbrojtja civile shton më tej se numri i të plagosurve që janë të shtruar në spital është 60 persona.
Top Channel