Emigrantët ndjejnë pasojat e recesionit

08/10/2010 16:35

Emigrantët që punojnë në vendet e huaja po ndjejnë më shumë se kurrë pasojat e recesionit global. Kështu thotë një studim i realizuar nga BBC World Service.

Punëtorët e huaj në vendet e zhvilluara kanë më shumë gjasa të jenë të papunë sesa bashkëkombasit e tyre që janë në vendet amëtare.

Shkak për këtë është zgjerimi i boshllëkut të punësimit, që ka sjellë gjithashtu rënien e emigracionit drejt vendeve të zhvilluara.

Por pavarësisht humbjes së vendeve të punës mes emigrantëve, të ardhurat që ata u dërgojnë familjeve në vendet e origjinës ranë më pak se vitin e kaluar dhe pritet të rriten sërish.

Top Channel