Tragjike në Australi, 12-vjeçari u sulmua nga një peshkaqen teksa notonte me shokët, ndërron jetë pas një jave në spital
Qeveria kineze ka thirrur ambasadorin norvegjez në Pekin për të protestuar kundër dhënies së cmimit Nobël për Paqen disidentit Liu Xiaobo.
“Kanë dashur të shprehin zyrtarisht opinionin e tyre, kundërshtimin e tyre dhe protestën e tyre”, e ka komentuar ngjarjen ministri i Jashtëm norvegjez.
Ai ka theksuar se qeveria nuk është përgjegjëse për dhënien e cmimit disidentit, i cili aktualisht ndodhet në një burg të Kinës.
“Ky është një komitet i pavarur dhe është e nevojshme të vazhdojmë raportet e mira dypalëshe që kanë vendet tona”, ka shtuar ministri.
Ndërkohë, presidenti amerikan Barack Obama, pasi ka përshëndetur dhënien e cmimit disidentit Liu Xiaobo, i ka kërkuar Kinës që ta lirojë atë nga burgu.
Obama e ka cilësuar Liu si një zëdhënës kurajoz dhe elokuent për progresin e vlerave të njeriut përmes mjeteve paqësore dhe jo të dhunshme.
Gjithashtu, presidenti ka vlerësuar mbështetjen që disidenti i ka dhënë demokraicsë, të drejtave të njeriut dhe respektit të ligjit.
Vlerësime kanë ardhur edhe nga fituesi i Nobëlit për Paqen në 1983-shin, Lech Ëalesa, i cili është shprehur se cmimi i sotëm është një sfidë për Kinën.
Top Channel