Inter, Kaka në horizont, Maicon “rebelohet”

06/10/2010 09:30

Interi nuk është më ai i sezonit të shkuar edhe për shkak të Maicon, një nga pikat më të forta të zikaltërve.

Braziliani që konsiderohet si jë nga mbrojtësit e krahut më të fortë në botë, këtë sezon po zhgënjen, cka po prish edhe humorin e tij. Agjenti i lojtarit Caliendo shpërthen duke hedhur një “shashkë” në Apiano Gentile.

“Klienti im është nervoz sepse dikush po luan një lojë të pistë dhe shumë shpejt do ta zbulojmë se kush është”, thekson ai. Por a mund të jetë Maicon “celësi” i transferimit të Kaka në Milano? Këtë mund ta mësojmë vetëm në janar pasi fantazisti i Real Madrid ka marrë dritën jeshile nga Mourinho. portugezi mendon se Kaka nuk hyn më në planet e tij, duke lejuar transferimin tek Inter.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA