Tension tek City, Tevez dhe Mancini debatojnë

05/10/2010 15:20

Roberto Mancini dhe Carlos Tevez nuk kuptohen dhe këtë e kanë treguar edhe një herë në pushim të ndeshjes kundër Newcastle.

Pak muaj më vonë pas kritikave të Tevez ne drejtim të teknikut mosmarrëveshjet kanë dalë sërish në shesh. Sipas “Sun”, Mancini ka ofenduar sulmuesin argjentinas dhe ky i fundit  është afruar kërcënueshëm me krahët lart, por shokët e skuadrës dhe stafi kanë shuar tesionin.

Mesa duket, kritikat e Tevez nisën për shkak të lojës në mbrojtje, por Mancini ka reaguar duke i thënë se urdhrat në fushë i jepte ai. Në pushim të ndeshjes ata kanë diskutuar privatisht dhe në fund të ndeshjes kanë shtrënguar duart. Tevez nuk është i vetmi i pakënaqur në radhët e City ku Bellamy u largua në verë dhe Adebayor e Shay Given po presin merkaton e dimrit për t’u larguar menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA