Inter, hartohet lista e merkatos

05/10/2010 17:30

Interi ka bërë këtë sezon startin më të keq në Serie A që prej vitit 2005. 11 pikë në 6 javë janë shumë pak për një skuadër që ka dominuar futbollin e gadishullit gjatë 5 viteve të fundit.

Benitez është trajneri me të cilin Massimo Moratti ka shpenzuar më pak dhe sipas analistëve, ky është problemi kryesor tek zikaltërit. Biabiany e Coutinho janë talente, por ata nuk mund të mbajnë në shpatulla një trashëgimi të madhe si ajo e tre titujve.

Duke parë dobësinë e skuadrës në mesfushë, Moratti mendon t’i dhurojë teknikut ne merkaton e janarit një mesfushor të fortë si Garet Bale por edhe talentin Luca Antonelli nga Parma. Në rastin e lojtarit të Tottenham, Muntari mund të shërbejë si urë shkëmbimi. Objektiva të tjerë janë edhe Ranocchia, Luis Fabiano ose Palacio, por edhe talenti argjentinas Pastore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA