Futbollisti “prek” arbitren në gjoks

05/10/2010 15:30

Miliona teleshikues në Gjermani kanë parë “prekjen” e mesfushorit Peter Niemeyer ndaj arbitres Bibiana Steinhaus.

Një gjest pothuajse i pavullnetshëm që ka ndodhur gjatë një takimi të divizionit të dytë të Bundesligës dhe që është komentuar gjerë në përfundim të 90 minutave.

Incidenti ka ndodhur në minutën e 55-të të ndeshjes mes Hertha BSC dhe Alemannia Aachen.

Pas një aksioni të berlinezit Peter Niemeyer të BSC, duke ecur pas, ai është përpjekur të prekë shpatullën e arbitres, por ka “prekur” aksidentalisht gjoksin e 31-vjeçares.

“Doja vetëm t’i prekja shpatullën, por edhe duhet ta argëtojmë publikun…”, është shprehur Niemeyer duke qeshur.

Nga disa komentues televizivë ky gjest është konsideruar “si aksioni më i mirë i ndeshjes”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA