Berisha pret kreun e ri të Kushtetueses

05/10/2010 16:20

Kryeministri Berisha priti sot në një takim  kryetarin e ri të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Duke e uruar per kete detyre te rendesishme shteterore, Kryeministri Berisha theksoi rëndësinë e konsolidimit të pavarësisë, depolitizimit dhe profesionalizmit të sistemit të drejtësisë, si garant i të drejtave themelore.

Kryeministri Berisha e garantoi zotin Dedja për mbështetjen e plotë të qeverisë për Gjykatën Kushtetuese në respekt të kuadrit kushtetues dhe institucional. Sipas njoftimit zyrtar, kryetari i ri i Gjykates Kushtetuese, falënderoi Kryeministrin Berisha për mbështetjen institucionale dhe shprehu bindjen se Gjykata Kushtetuese do të luajë me paanshmëri rolin e saj si garant i Kushtetutës. Bashkim Dedja eshte nje nga te emeruarit e pakte te Presidentit, qe ka marre deri tani, pelqimin e mazhorances ne Parlament.

Top Channel