Italia, Gilardino e Antonelli kthehen në shtëpi

04/10/2010 15:20

Alberto Gilardino dhe Stefano Antonelli nuk do të mund të luajnë me kombëtaren italiane për takimet e ardhshme për kualifikimin e Italisë për Euro2012.

Ata u tërhoqën pas një vizite të stafit mjekësor që i ka konsideruar të papërshtatshëm për të vazhduar aktivitetin në kuadër të përballjes së dyfishtë.

“Gilardino ka pësuar një dëmtim muskulor në këmbën e majtë që nuk i jep mundësinë të jetë në formë për ndeshjen e ardhshme. Ndërsa Antonelli, ka një dëmtim të gishtit të dytë të këmbës së majtë”, ka bërë të ditur stafi mjekësor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA