Barcelona, Pedro jashtë për tre javë

04/10/2010 15:15

Futbollisti i Barcelonës, Pedro nuk do të luajë për tre javë. Sulmuesi spanjoll është dëmtuar gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Majorkës, që përfundoi 1-1.

“Pedro ka pësuar një dëmtim muskulor”, lexohet në faqen e Barcelonës.

Megjithatë nuk është një problem i madh për spanjollët duke parë se në dy javët e ardhshme kampionati do të ndalet për t’i lënë hapësirë kombëtareve.

Futbollisti nuk do të mund t’i përgjigjet thirrjes së Del Bosque, por do të jetë pothuajse gati për rifillimin e Ligës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA