Supeliga, Skënderbeu mposht Tiranën

03/10/2010 16:30

Skënderbeu mposhti Tiranën me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit kombëtar të futbollit.

Korçarët, edhe pse e mbyllën pjesën e parë në disavantazh të një goli, pasi Muka shënoi për bardheblutë që në minutën e 3 të takimit, përmbysën gjithçka duke gjetur 2 herë rrjetën në pjesën e dytë.

Ishte Bërkiç ai që fillimisht barazpeshoi rezultatin duke shënuar në minutën e 53 dhe më pas i dha fitoren Skënderbeut duke rigjetur rrjetën në sekondat e fundit të takimit duke i dhënë edhe 3 pikëshin korçarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA