Motegi, triumfon Casey Stoner

03/10/2010 09:30

Casey Stoner dominon në garën për cmimin e madh të Japonisë, duke zenë vendin e parë në pistën e Motegit.

Australiani me Ducati e mori komandën që në fillim, duke u treguar piloti më i shpejtë në pistë. Pas tij renditen italianët Dovizoso dhe Vale Rossi.

Kjo garë ka dhuruar spektakël për shkak të rivalitetit mes “doktorit” dhe shokut të tij të skuadrës Lorenzo, i cili ka luftuar deri në fund me kampionin e botës. Më pas renditja vazhdon me Edwards, Simoncelli, Bautista, Spies, De Puniet.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA