Dështon Bajern, barazon Verder

03/10/2010 21:05

Bajerni i Mynihut vazhdon të hasë vështirësi për të gjetur ritmin e tij në Bundesligën gjermane.

Në ndeshjen e javës së shtatë skuadra bavareze është mundur nga Borusia Dortmund me rezultatin 2-0 duke e parë veten në një gjendje kritike.

Në pjesën e parë Bajerni u përpoq të bënte dicka për të fituar këtë ndeshje por futbollistët e tij u treguan të pasaktë përballë portës së Dortmund në rastet e krijuara.

Në pjesën e dytë Borusia e ndëshkoi Bajernin fillimisht me anë të Barrios në minutën e 52 dhe më pas me Nuri Shahin në të 61. Me këtë fitore Dortmund vazhdon të jetë në vendin e dytë me 18 pikë, ndërsa Bajern mbetet në kuotën e 8 pikëve.

Bajer Leverkusen evitoi një humbje ndaj Verder Bremen duke e mbyllur këtë takim me rezultatin e barabartë 2-2 dhe duke marrë 1 pikë që e lë në vendin e katërt.

Ejntrahti i Frankfurtit mori një fitore të rëndësishme ndaj Shtutgartit. Gekas dhe Kris shënuan për Frankfurt, ndërsa për Shtutgart shkurtoi diferencën Pogrebnjak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA