Superliga, Besa humbet me Vllazninë

02/10/2010 17:35

Besa ka humbur 0-1 me Vllazninë në takimin e vlefshëm për javën e gjashtë të Superligës. Goli për shkodranët është shënuar nga Sinani në minutën e 82-të të takimit.

Ndërkohë që kavajasit janë detyruar të luajnë më 10 lojtarë pas daljes së Cikalleshit me karton të kuq në minutën e 40-të.

Në takimin tjetër të luajtur sot, Teuta ka fituar 1-0 me Shkumbinin pas një goli të Çotës në minutën e nëntë.

Pas takimeve të sotme kreun e tabelës vijon ta mbajë Dinamo me 15 pikë, e ndjekur nga Flamurtari me 13, Laçi e Vllaznia me 10 dhe Skënderbeu (një ndeshje më pak) me 9 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA