Rama mbron Beqjan

02/10/2010 15:15

Në një takim me simpatizantët e Partisë Socialiste në Shkodër, kryetari i kësaj partie Edi Rama ka theksuar se transparenca është mjeti dhe beteja e socialistëve për t’u dhënë shqiptarëve një shtet të së drejtës.

Ai e ka konkretizuar këtë duke komentuar kërkesën e demokratëve për t’i hequr mandatin deputetit socialist Ilir Beqja.

“Po pse Beqja nuk paguhej si deputet i Republikës së Shqipërisë bashkë me të tjerët? Pasi Jozefina thoshte se nuk kanë mandat se nuk janë betuar. Deputeti ynë nuk ka asnjë përgjegjësi pasi është tërhequr në fazën e tretë, ky është ndryshimi i madh midis nesh dhe atyre”, deklaroi Rama.

Zgjedhjet u vodhën që të vidhej Shqipëria ka theksuar Rama. Qeveria pa votë nuk shqetësohet për hallet e popullit tha ai dhe ky është një ndryshim i dukshëm ndërmjet demokratëve në qeveri dhe socialistëve.

Rama është ndalur edhe në qytetin e Lezhës duke i treguar simpatizantëve të kësaj partie se “edhe pse akuzohemi pa të drejtë ne japim përgjigje dhe i bëjmë transparente çështjet tona”.

“Ne do ta bëjmë transparencën deri në fund. Do t’u tregojmë shqiptarëve se kush i sundon me vota të vjedhura. Do të bëjmë gjithçka mundemi jo vetëm për të nxjerrë lepurin nga strofulla, madje dhe arinjtë, çakejt dhe arushën e madhe nga pylli”, tha Rama.

Gjatë turit “Largohu, Shqipëria kërkon transparencë, drejtësi dhe zhvillim”, Rama u shpreh i vendosur se Partia Socialiste do t’i shkojë në fund si përsa i përket transparencës së zgjedhjeve ashtu dhe abuzimeve dhe aferave korruptive ku është përfshirë e gjithë qeveria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA