Milan mendon për Pedro Leon

02/10/2010 15:35

Adriano Galliani dhe Florentino Perez do takohen në 19 tetor, ditën kur Real Madrid dhe Milan do ndeshen në Santiago Bernabeu.

Sipas gazetës spanjolle Marca, ekipi italian nuk do tentojë të marrë vetëm trepikëshin nga kjo ndeshje por edhe të negociojë për blerjen e mesfushorit të ri spanjoll në merkaton e dimrit.

Pedro Leon është kërkuar nga Milani në merkaton e verës që kaloi por pa arritur në një marrëveshje. Në të njëjtën kohë, lojtari spanjoll është blerja e vetme e Real Madrid që nuk është dashur nga trajneri Mourinho, gjë që mund të lehtësojë transferimin në Milano.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA