Meta:Opozita nuk iu përgjigj SHBA-ve

02/10/2010 12:40

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta deklaroi se opozita shqiptare nuk ka kontribuar në procesin e liberalizimit të vizave të shqiptarëve, e megjithatë shtetasit janë shumë pranë lëvizjes së lirë në zonën shengen.

Sipas numrit dy të qeverisë, opozita shqiptare është fatkeqe pasi nuk iu përgjigj SHBA-së për Gjykatën Administrative.

Po ashtu për zgjidhjen e ngërcit, Meta ftoi Partinë Socialiste që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për ceshtjen e kutive.

Në një takim me simpatizantë të LSI-së në Lushnjë, Meta theksoi se tani është koha për përmirësimin e klimës së biznesit, ndërsa theksoi prioritetin e LSI-së, që është punësimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA