Manchester United frenohet nga Sunderland

02/10/2010 18:45

Në javën e 7 të Premier League, “Djajtë e Kuq” humbasin mundësinë të barazojnë përkohësisht me pikë blutë e Chelsea pas barazimit 0-0 me Sunderland.

Me këtë barazim, Manchester United renditet i dyti në klasifikim, 2 pikë larg londinezëve të Chelsea.

Në ndeshjet e tjera, Tottenham përmbys rezultatin falë dygolëshit të Van der Vaart duke mundur Aston Villa-n 2-1. Me shifrat e barabarta 1-1 kanë përfunduar ndeshjet West Bromwich-Bolton dhe West Ham-Fulham. Everton mund në transfertë 2-0 Birmingham, Wigan fiton ndaj Wolverhampton 2-1 dhe Stoke 1-0 ndaj Blackburn.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA