Mainz barazon rekordin e Bundesligës

02/10/2010 18:15

Liderët e Mainz-it vazhdojnë serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane pas fitores 4-2 me Hoffenheim-in duke barazuar kështu rekordin përsa i përket nisjes më të mirë të kampionatit të cilin e mbanin Bayern Munchen dhe Kaiserslautern me 7 fitore në 7 ndeshjet e para të kampionatit.

Që në minutën e dyë shënojnë lojtarët e Mainz-it me anë të Sam Allagui. Megjithëse në mbyllje të pjesës së parë barazon Demba Ba për miqtë, Adam Szalai në minutën e 47 dhe autogoli I Luiz Gustavos në të 59-ën i japin vendasve të Mainz-it avantazhin prej dy golash.

Rindez shpresën për Hoffenheim, me anë të një goditjeje dënimi, Gylfi Sigurdsson në ’64 para se të siguronte trepikëshin për Mainz nga pika e penalltisë, Andre Schurrle në minutën e 73.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës për javën e shtatë, Wolfsburgu barazon 1-1 me Borussia Monchengladbach duke ndërprerë serinë e 4 fitoreve rradhazi, Freiburg mposht 3-2 Koln duke u ngjitur në vendin e katërt në renditje, Schalke 04 humbet 2-1 ndaj Nurenbergut dhe të njëjtin fat pëson edhe Kaiserslautern ndaj Hamburgut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA