
Ndërsa vijon debati politik për çmimin e kasave fiskale, strukturat e hetimit tatimor kanë dalë në konkluzionet e para mbi koston reale të tyre.
“Shqip” mëson detaje të raportit ku rezultati final tregon se kostoja e kasës arrin në 395 euro, pa llogaritur TVSH-në dhe disa shpenzime të tjera që kryejnë shoqëritë (qira, celular, naftë për transport të brendshëm etj).
Të dhënat e raportit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë të investiguara nga dy njësi, hetimi tatimor dhe departamenti i verifikimit të vlerave.
Të dyja raportet janë ballafaquar me njëra-tjetrën dhe janë paraqitur në Ministri të Financave. Po ashtu, me të dhënat mbi çmimin e kasave po njihet edhe Autoriteti i Konkurrencës.
Ajo çfarë po ndodh aktualisht lidhet me faktin se në treg janë tri shoqëri, të cilat kanë norma fitimi të ndryshme.
Tatimet thonë që për një shoqëri, e cila e porosit mallin në Itali, norma e fitimit nuk shkon më shumë se 10 për qind, kurse dy të tjerat që e marrin në Bullgari dhe Kinë, normat shkojnë deri 15-17 për qind.
Top Channel