Durrës, goditet rrjeti i falsifikuesve

02/10/2010 09:55

Policia e qarkut të Durrësit ka arrestuar mëngjesin e sotëm anëtarët e një organizate kriminale që merrej me falsifikimin e parave.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave operacioni i koduar me emrin “Vollga” coi gjithashtu në sekuestrimin e 2 mijë eurove të falsifikuara, të gjitha në prerje 20-she.

Sipas burimeve, personat e arrestuar janë shtetasit Romeo Cuka dhe Rigels Maksuti, të cilëve gjatë kontrolleve u është gjetur edhe një pistoletë.

Burimet saktësojnë se një tjetër person, shtetasi E. Greca, që konsiderohet si kreu i grupit, është shpallur në kërkim. Ato shtojnë më tej se cilësia e parave të falsifikuara ishte e lartë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta