Doda: Beqja ka shkelur Kushtetutën dhe ka gënjyer

02/10/2010 13:00

Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda akuzon deputetin socialist Ilir Beqja se ka shkelur Kushtetutën dhe ka gënjyer publikun.

Sipas Dodës, vetëm një ditë pas daljes nga greva e urisë së opozitës në sheshin para kryeministrisë, Beqja ka marrë këstin e radhës prej 92 milionë lekësh nga bashkia e Durrësit.

“Vetëm gjatë vitit 2010 Beqja ka marrë 240 milionë lekë nga paratë e taksapaguesve. Pas mega-aferës 100 milionë euroshe, ky është skandali i radhës së bllokmenëve të rinj dhe kryetarit të tyre”, tha Doda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA