Bosnja: Me fitore nga Tirana

02/10/2010 12:00

Boshnjakët shpresojnë se do të kthehen me fitore nga Shqipëria pas ndeshjes së 8 tetorit e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2012.

Megjithatë ata nuk e nënvlerësojnë Shqipërinë dhe thonë se një rezultat minimal do të ishte gjëja më e mirë.

Në Sarajevë tashmë janë shfaqur reklamat për ndeshjen e ardhshme dhe shumë tifozë kanë shprehur dëshirën për ta ndjekur këtë ndeshje nga afër.

“Pres që të jetë një ndeshje shumë e fortë. Do të ketë një strategji të të dy ekipeve dhe nuk di se si do të përfundojë me gola. Megjithë respektin për futbollist si Lorik Cana, unë shpresoj se ne do të dalim me fitore”, thotë Marjan Mijajlovic, komentator sportiv nga Bosnja.

Futbolli në Bosnjë është ende i brishtë dhe sportistët paguhen shumë pak. Në stadiume shkojnë mesatarisht 5 mijë tifozë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA