“Sterkaj”, PD nuk ka shumicën në komisione

02/10/2010 08:40

Partia Demokratike humbet mazhorancën në Komisionin e Sigurisë. Largimi i deputetit Paulin Sterkaj ka ‘bllokuar’ punën në Komisionin e Sigurisë deri në zëvendësimin e menjëhershëm të tij.

Nga 19 anëtarë që ka në përbërje një ndër komisionet e rëndësishme parlamentare siç është Komisioni i Sigurisë Kombëtare, 9 prej tyre janë socialistë, 9 demokratë dhe një prej tyre i ka përkuar forcës politike, Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila përfaqësohej me Paulin Sterkajn.

Demokratët pritet t’i japin sërish një deputet hua Lëvizjes Socialiste për Integrim për të formuar grupin e saj parlamentar.

Por në të njëjtën kohë duhet të rregullojë në mënyrë të menjëhershme edhe numrat në Komisionin e Sigurisë, ku demokratët në gjendjen aktuale nuk miratojnë dot asnjë projektligj.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta