Vizat, Franca e Holanda skeptike

01/10/2010 17:00

Pas opinionit publik të Inisiativës Europiane për Stabilitet, ku kritikohej pozicioni i Francës kundër Komisionit Europian për heqjen e vizave me Shqipërine brenda afateve të percaktuara, edhe Hollanda është shprehur e rezervuar në takimin e ambasadorëve të vendeve anëtare.

Sekretarja e Pergjithshme e ESI-t, Alexandra Stiglmayer, vlereson se Brukseli po perdor standarte  te dyfishta duke e krahasuar me procesin e nje viti me pare kur u vendos liberalizimi i vizave me Serbine, Malin e Zi e Maqedonine.

“Ajo qe eshte per te ardhur keq eshte fakti qe Franca e Hollanda po krijojne pengesa, ne nje kohe qe Komisioni ka thene se kriteret jane plotesuar. Vitin e kaluar kur Serbia apo Mali i Zi ishin ne te njejten pozite, askush nuk ngriti ndonje shqetesim , ndaj perse duhet te perbeje tani problem”, tha Stiglmayer.

Burime konfidenciale nga takimi i perfaqesuesve te perhershem te vendeve anëtare ne Bruksel treguan per Top Channel se perpara mbledhjes se 8 nentorit ne Keshillin e BE-se, eshte rene dakort qe ekspertet e Komisionit te takohen gjate tetorit me perfaqesuesit holandez dhe francez, per te dhene shpjegime shtese mbi vleresimet pozitive qe rezultojne nga misionet e fundit vezhguese ne terren.

 “Une besoj se presidenca Belge eshte e vendosur per marrjen e nje vendimi gjate mandatit te saj, dhe ne rastin me te keq, ata mund ta lene kete ceshtje per vote, cfare do te kerkonte vetem 3/4 per miratim. Pra nese Franca e Hollanda jane kunder liberalizimit tani, megjithese ne fund mund te votojne edhe pro tij, gjithsesi kjo ceshtje kalon me shumice te cilesuar”, tha Stiglmayer

Per ESI-n, shqetesimet e ngritura nga Franca e Hollanda, nuk kane te bejne vetem me ceshtjen rome, por dhe me pranine myslymane ne Shqiperi e Bosnje. Nderkohe qe zyrtarisht pozicioni i kujdesshem i disa vendeve anetare justifikohet me dyndjet e kerkesave per azil te qytetareve nga Maqedonia e Serbia, ne fillim te ketij viti ne Europe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA