Rama: Në Shkodër me 5 deputetë

01/10/2010 17:45

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se në Shkodër PS-ja do të ketë së shpejti pesë deputetë. Gjatë vijimit të turit të tij nëpër rrethe, kreu socialist theksoi se qeveria është e zhytur në afera korruptive.

“Së shpejti në Shkodër do te kemi 5 deputetë”, deklaroi Rama.

“Kjo qeveri është e zhytur në korrupsion, ndërsa ekonomia rëndohet çdo ditë. Ministrja e Integrimit Bregu është e përfshirë në afera korruptive. Ajo u bë palë me motrën dhe kunatin në një aferë korruptive. Akuzat për korrupsion do t’i faktojmë dhe dosjet do t’i dërgojmë në prokurori”, theksoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA