PS kërkon largimin e Bregut

01/10/2010 19:45

Menjëherë pas reagimit të ministres Bregu ndaj deklaratës së Edi Ramës që akuzoi motrën e saj për lidhje me mafien, Partia Socialiste ka kërkuar largimin e Bregut nga ky post.

“Eshtë vërtetë e turpshme kjo që po ndodh në këtë vend. Ministrja e Integrimit që nuk përgjigjet për bizneset e motrës. Motra e ministres e lidhur me familjarët e një prej organizatave më të mëdha mafioze italiane, Sacra Coronoa Unita. Zonja Bregu jeni deri në fyt nuk mund të justifikoheni më, akuzoheni në shyp për afera korruptive dhe së fundi edhe për lidhje me organizata mafioze”, u shpreh Olta Xhacka.

Më tej ajo i bëri thirrje të drejtëpërdrejtë ministres për t’u larguar nga posti i ministres. “Largohuni një orë e më parë se nuk keni më moral për të qeverisur, largohuni për të cliruar vizat e shqiptarëve, largohuni sepse nuk keni më moral të qëndroni”, përfundoi deputetja socialiste.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA