PS, fakte te reja për kasat

01/10/2010 19:35

Partia Socialiste ka vijuar të sjellë fakte të reja, që sipas saj dëshmojnë fitimet korrputive të shitjes së kasave fiskale.

Deputetja Mimi Kodheli ka bërë publike cmimet me të cilat kasat janë zhdoganuar në dogana. Pas ketyre fakteve, deputetja socialiste tha qeveria ka dy alternativa. “Ose të pranojë se është bërë evazion ose të pranojë se ka patur përfitime kolosale korruptive”, theksoi Kodheli.

Por menjëherë pas këtyre akuzave ka reaguar Ministria e Financave që pretendon se kasat kanë kosto të tjera vec cmimit të zhdoganimit. Akuzave të socialistëve, Ministria e Financave i është përgjigjur me kunderakuza. “Të na tregojë PS se pse taksimetrat e bashkisë zhdoganohen me 13 mije leke dhe shiten me 44 mijë lekë?”, tha zëdhënësja e ministrisë.

Qe nga protesta e tregtareve, cështja e kasave është shndërruar tashmë në një objekt të fortë debati, me akuza dhe kundërakuza mes opozitës dhe qeverisë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA