PD: Të hiqet mandati i Beqjas

01/10/2010 15:00

Deputetët e Partisë Demokratike kanë ndërmarrë një nismë të paprecedentë ndonjëherë në Kuvendin e Shqipërise. (UPDATE)

Me 16 firma të anëtareve demokratë të parlmentit, sic përcaktohet në Kushtetute, mazhoranca i kerkon Gjykates Kushtetuese te konstatoje papajtueshmerine e mandatit te deputetit socialist Ilir Beqja. Zedhenesi i Grupit parlamentar demokrat, Gent Strazimiri, publikoi nje dokument, sipas te cilir zoti Beqja, gjate mandatit te deputetit, per shkak te biznesit te tij, ka perfituar fonde nga pushteti lokal. Demokratet argumentojne se ky veprim bie ndesh me percaktimet e Kushtetutes, qe thote se “Deputetët nuk mund të kryejnë asnjë veprimtari fitimprurëse që buron nga pasuria e shtetit ose e pushtetit vendor dhe as të fitojnë pasuri të këtyre:

“Ne dhunim te paragrafit 3 te nenit 70 te Kushtetutes, i cili i ndalon kategorikisht deputetit qe te siguroje perfitime nga fondet publike, deputeti Beqja ne daten 9 dhjetor 2009, ka marre nga Bashkia e Durresit, financim ne masen prej 24 milione e 240 mije leke (te reja). Ne kete rast abuzimi me mandatin e deputetit, Kushtetuta e Republikes nuk le vend per kompromis. Kushtetuta urdheron heqjen e mandatit”, tha Strazimiri.

Sipas Kushtetutes vendimin per heqjen e mandatit te nje deputeti e merr Gjykata Kushtetuese, pasi ceshtja te kaloje ne Keshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe kuvendi te kete marre nje vendim. Qe do te thote se procedura do te kerkoje pak kohe, deri sa te shkoje ne gjykaten kushtetuese, sepse per te enjten e ardhshme eshte lajmeruar qe parlamenti nuk do te kete votim, por vetem diskutime projektligjesh. Por sipas demokrateve nisma e tyre nuk ka urgjence, sepse nuk ka synim thjesht heqjen e mandatit te nje deputeti, por respektimin e kushtetutes dhe denoncimin e modelit te korrupsionit ne politike.

“Nisma jone nuk synon dobesimin e grupit te PS, pasi kandidati i rradhes nga lista e PS, do t’i zere vendin zotit Beqja. Nisma jone nuk eshte as sulm personal ndaj njerit prej mbrojtesve me te devotshem te sistemit korruptiv te Bashkise se Tiranes. Nisma jone eshte respekt dhe perkushtim ndaj Kushtetutes.  Eshte vullnet me i vendosur se kurre per te mos u pajtuar me modelin e politikanit te korruptuar qe po kerkon te mbjelle Edvin Rama me çdo kusht”, tha Strazimiri.

Pas zyrtarizimit te nismes se Partise Demokratike, deputeti socialist Ilir Beqja, ka shperndare nje deklarate per shtyp, ne te cilen  ai pranon se kompania, ku eshte ortak, ka marre pjese ne dy fazat e para te projektit te bashkise se Durresit per informatizimin e ketij institucioni, bashkise. Por ne deklarate thuhet se faza e dyte e ketij projekti, ku kompania e tij ka qene e perfshire, perkon me periudhen kur zoti Beqja nuk ushtronte funksionet e deputetit dhe se nuk kishte asnje te ardhur apo perfitim qe lidhet me mandatin e deputetit. Debati lidhet me daten se kur interpretohet marrja e mandatit te deputetit, nje debat qe shoqeroi edhe periudhen kur opozita bojkotonte kuvendin dhe qe vetem nje interpretim nga Gjykata Kushtetuese duket se do t’i vendose fund.

Duke iu referuar dates 25 shkurt 2010, kur beri betimin ne parlament, dhe jo dites kur ka marre mandatin e deputetit nga komisioni zonal zgjedhor, sic percaktohet ne Kushtetute nisja e mandatit te deputetit, Ilir Beqja deklaron se ‘qe nga momenti kur ka nisur te ushtroje mandantin e deputetit, kompania nuk ka perfituar asnje qindarke nga fondet publike dhe se kompania ku ai eshte ortak, nuk ka marre pjese ne fazen e trete te projektit te bashkise se Durresit. Megjithate, ne deklaraten e tij, zoti Beqja shprehet se ne respekt te insitucioneve dhe te zgjedhesve eshte i gatshem t’i nenshtrohet cdo lloj procedure qe hedh drite dhe do te beje transparente akuzat ndaj tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA