Patrik Henri, bosi i Gërdecit

01/10/2010 15:25

Rruga për në Gërdec u paracaktua një vit përpara se të miratohej si vendi ku do demontoheshin qindra tonelata municione.

Skema e Gerdecit është vendosur gjatë një komunikimi me e-maile mes ish-drejtorit te MEICO-s, Ylli Pinari dhe perfaqesuesit te shoqerise amerikane SAC, Patrik Henri. Gjate depozitimit te provave shkresore prokuroria lexoi dhjetra e-maile sipas te cilave u kryen me pas edhe veprimet konkrete.

Sipas prokurorise me nje e-mail qe daton ne shkurt 2006 Patrik Henri interesohet per municionet me gezhoje tunxhi qe dispononte ushtria shqiptare. Ky e-mail i dergohet Ylli Pinarit. Me pas komunikimi vijon me nje e-mail tjeter i dates 6 prill 2006 ku Ylli Pinari vihet ne dijeni nga Henri se do hynte ne Shqiperi nepermjet Rinasit per t’u larguar dy dite me vone. Ne 29 shkurt Patrik Henri i dergon leje per hapje tenderimi nderkohe qe ne 27 prill perfaqesuesi i SAC i dergon me e-mail kreut te SAC numrat e tij te shtepise nga ku ata te dy mund te flisnin.

Po ne prill amerikani i dergon Pinarit serish me e-mail per cmimet e municioneve per llojet te ndryshme fishekesh. Ai i kerkon ne kete mezash nje hapesire prej nje mije metra katrore per te kryer demontimin ne Shqiperi. Ne qershor 2006 ai i thote Ylli Pinarit se do jete serish ne Tirane kesaj radhe nepermjet nje linje nga Athina nderkohe qe ne 29 qershor ai vjen ne Tirane per te bere takimin.

Ne 5 korrik pas ketyre e-maileve dhe takimeve i pandehuri Pinari ve ne dijeni ministrin e Mbrojtes duke i propozuar nepermjet nje memoje demontimin e municioneve. Prokuroria pohon se gjate kesaj periudhe ka nje heshtje nga ana e Ministrise se Mbrojtjes, nderkohe qe tre dite pas memos, Patrik Henri komunikon serish me Pinarin duke e falenderuar per perpjekjet e bera.

Nga korriku deri ne shtator Henri dhe Pinari mbajne lidhje me e-maile per cmimet e fishekeve dhe permasat e fishekeve  kurse  ne 16 tetor ne nje e-mail tjeter Patrik Henri shfaq shqetesimin per debatet qe ne te njejten kohe po beheshin ne Shqiperi per te aplikuar menyren e demontimit me djegie. Kjo pasi sipas ketij e-maili me kete metode nuk perfitohet asgje. Ne 10 dhjetor Pinari i dergon leter Mihal Delijorgjit, duke i propozuar vendet ku mund te inspektoje per municione si dhe vendet ku mund te montohen makineri demontimi. Brenda te njejtit muaj Mihal Delijorgji krijon shoqerine ‘Albademil’. Pak dite pas kesaj ne 20 dhjetor 2006 gjykata shpall krijimin e ‘Albademilit’ objekti i te ciles ishte demontim dhe shitje municionesh.

Sipas prokurorise Pinari e ve ne dijeni Patrik Henrin se kishin krijuar Albademilin, ndersa mars  2007 dolen ne drite te gjitha keto veprime kur u miratua fillimisht projekt vendimi per proceduren e cmontimit, ne te cilen shitja dhe cmilitarizimi parashikohet sikurse oferta e kompanise SAC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA