Përmirësohet gjendja e trajnerit Kuzhe

01/10/2010 15:30

Lajme të mira vijnë nga Spitali Amerikan i Tiranës ku që prej ditës së djeshme është shtruar trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe për shkak të një hemorragjie celebrale.

Sipas të dhënave të fundit, gjendja e teknikut kroat është përmirësuar ndjeshëm dhe tashmë ai është koshient dhe komunikon me miqtë që e vizitojnë. Kuzhe nuk ka dëmtime të memories apo organeve të tjera.

Gjithsesi, duhet të kalojnë 48 orë për të dalë në një përfundim paraprak për dëmtimin që ka shkaktuar hemoragjia. Tekniku ka komunikuar me vizitorët edhe për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares përballë Bosnjes dhe Bjellorusisë, por ai nuk mund të ulet në stol.

Zëvendësi boshnjak do marrë në dorë frenat e kuqezinjve por Kuzhe mbetet optimist dhe është duke menduar se si do luajë skuadra.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA