Mourinho “blindon” Realin

01/10/2010 15:05

Jose Mourinho kthehet në “folenë” e tij duke u bërë thjesht…Jose Mourinho që njohin të gjithë.

Tekniku portugez i Real Madrid që pati një periudhë krize në Itali kur ishte trajner i Interit, u ka shpallur luftë edhe mediave iberike. Pas kritikave të vazhdueshme për mospërfshirjen e talentit Pedro Leon në listën anti-Auxerre, “Special One” ka urdhëruar të gjithë lojtarët të mos japin deklarata për mediat.

Mourinho ka vendosur gjithashtu që të blindojë edhe fushën stërvitore të Real Madrid, duke mos lejuar asnjë media që të pasqyrojë stërvitjen e skuadrës “Merengues”. Me këtë vendim ai sfidon hapur ligjin spanjoll që thekson se mediat duhet të jenë të pranishme në aktivitetet sportive për të paktën 15 minuta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA