Moto GP, Pedrosa mbyll sezonin

01/10/2010 22:20

Dani Pedrosa, piloti i Hondas në Moto GP e mbylli sezonin për shkak të një frakturë në kavikulën e majtë gjatë provave në çmimin e madh te Japonisë.

Aksidenti ndodhi gjatë minutave të para të provave të lira në pistën e Motexhit. Në momentin e parë u mendua se spanjolli pësoi frakturë në këmbën e majtë pasi ajo mbeti poshtë motorit Honda.

Pedrosa është dërguar menjëherë në qendrën mjeksore të cirkuitit Japonez ku i është nënshtruar kontrolleve radiografike të cilat kanë evidentuar 3 thyerje në kavikulën e majtë.

Sipas mediave europiane, piloti i Hondas do të operohet dhe pritet që t’i vendosen 1 ose me shumë proteza metalike për të bërë të mundur rikthimin e shpejtë të tij në garat e Moto GP.

Është ende shpejt për të folur por mediat europiane theksojnë se tashmë Horge Lorenzo, kryesuesi i klasifikimit me 284 pikë është kampioni i ri i botës në këtë garë.

Top Channel