Messi fiton edhe “Këpucën e Artë”

01/10/2010 20:15

Argjentinasi Lionel Messi është prezantuar në Barcelonë me trofeun “Këpuca e Artë”, i fituar nga 23 vjecari si golashënuesi më i mirë i Europës sezonin e kaluar me 34 gola.

Me këtë trofe, Messi i bashkohet 4 futbollistëve të tjerë, Marco van Basten, Ronaldo dhe Cristiano Ronaldo të cilët janë të vetmit që kanë fituar, Këpucën e Artë, futbollisti më i mirë në botë dhe Topin e Artë. “Gjëja e vetme që mendoj është të vazhdoj të ndjek këtë rrugë”, ka deklaruar Messi.

“A do të jem në gjendje të bëjë të njëjtën gjë edhe këtë vit? Atë nuk e di, do të presim fundin e sezonit”, shtoi ai. Lionel Messi ka qenë gjithashtu dhe golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën e Kampioneve, ndërkohë që në Kupën e Botës, 23 vjecari zhgënjeu, pasi nuk mundi të shënonte asnjë gol. Messi u rikthye në fushë ditën e mërkurë në ndeshjen përballë Rubin Kazan, pas dëmtimit që pësoi në sfidën me Atletico Madrid me 19 shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA