Lojrat e fatit, miratohet drafti i ministrisë

01/10/2010 20:15

Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar një draft të propozuar nga Ministria e Financave që ndryshon sërish ligjin e lojrave të fatit.

Ligji i ri ndryshon taksat e lojrave të fatit nga fikse në përqindje mbi fitimin dhe do të nisë të zbatohet fillimisht tek bastet sportive dhe më vonë edhe tek lojrat e tjera.

“Nga 5 per qind te xhiros do kalojme ne 25 per qind te fitimit sepse tashme i kemi mundesite te vendosim matesit e sakte fiskale”, shprehet zv/ministri i Financave, Alfred Rrushaj. Por deputetët e opozitës i kanë kërkuar qeverisë të sjellë në Kuvend masa më të ashpra për të kufizuar këtë industri, që tashmë sipas tyre është bërë streha e parave të pista.

Në vitin 2008, sipas të dhënave zyrtare të tatimeve, xhiroja e formale e lojrave të fatit në Shqipëri ishte rreth 100 milionë dollarë, por ekspertët thonë se biznesi i kumarit në vend është disa herë më i lartë se kaq për shkak se një pjesë e mirë e tij zhvillohet në të zezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA