Leku zhvlerësohet ndaj euros

01/10/2010 20:25

Leku po zhvlerësohet sërish ndaj euros duke tentuar të kapë sërish rekordet e fillimit të vitit.

Në pikat e këmbimit valutor euro është tregtuar këtë të premte me 138.5 lekë gati dy lekë më shumë se sa dhjetë ditë më parë.

“Ka marrë pikë gjatë gjithë javës. Ka kërkesë nga bankat dhe tregtarët, por shkaku kryesor duket vjen nga jashtë”, është shprehur Valter Vasko, punonjës i agjencisë valutore.

Sipas tregtarëve shkaku kryesor i forcimit të euros ndaj lekut është i lidhur me zhvillimet në bursat ndërkombëtare.

Këtë të premte monedha europiane ka arritur pikën më të lartë ndaj dollarit në 6 muajt e fundit, ku 1 euro është shitur me 1.37 dollarë.

Euro ka vazhduar të fitojë pikë gjithë javën e fundit ndaj dollarit pavarësisht krizës së borxheve në Europë.

Analistët thonë se investitoret i tremben ndërhyrjeve të reja të bankës së shtetit amerikan për të ndihmuar ekonominë duke i ulur sërish interesat efektive të dollarit, çka po sjell edhe zhvlerësimin e monedhës amerikane dhe forcimin e euros në treg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA