Dita e të moshuarve, bashkia ngre një qendër sociale

01/10/2010 20:05

Per me shume se 2 orë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka qëndruar pranë të moshuarve duke provuar i pari shërbimet që Bashkia e Tiranës ka inicuar vetëm për ta.

Ne kryeqytet numerohen rreth 22.350 te moshuar, te cilet jetojne ne kushte te veshtira ekonomike dhe sociale. Ne Diten Nderkombetare te Moshes, Bashkia e Tiranes ka vendosur nje autobus i cili do te jete falas per keta qytetare dhe do te levize ne 5 zona te Tiranes, ne menyre qe t’i transportoje te moshuarit drejt qendres sociale, ku ata mund te kalojne pak kohe ndryshe.

Ne kete qender sociale, te moshuarit do te kene mundesi jo vetem te bisedojne me njerit-tjetrin, te lexojne libra te ndryshem, te kujdesen per imazhin e tyre por edhe per shendetin. Kryetari i bashkise, Edi Rama ka preferuar edhe t’u sherbeje te moshuarve duke bere edhe pak humor me ta. Ne perurimin e kesaj qender ishte i pranishem edhe deputeti i kesaj zone, Saimir Tahiri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA