Dinamo mban kreun, Flamurtari e ndjek

01/10/2010 17:50

Dinamo ka arritur një tjetër fitore në javën e gjashtë të Superligës duke ruajtur pozitat në vendin e parë me 15 pikë në krye të klasifikimit.

Kampionët e Shqipërisë arritën të mposhtin me rezultatin e ngushtë 2-1 Elbasanin në kryeqytet ku lojtari më i mirë në fushë, Elis Bakaj ka shënuar dy gola për blutë në minutën e 33-të dhe 65-të. Ndërkohë, avantazhin e përkohshëm miqve nga Elbasani ua dha Endri Dalipi në minutën e 15-të.

Në takimin tjetër, Flamurtari rikthehet tek fitorja pas dështimit në fushën e Teutës. Vlonjatët mundën pastër 3-0 Kastriotin që e sheh veten në vështirësi pas kësaj disfate. Golat për vendasit u shënuan nga Lenaj në pjesën e parë dhe Shehaj e Xhafa në 45 minutëshin e dytë. Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se kryesuesit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA