Atletico Madrid, 3 rinovime të rëndësishme

01/10/2010 21:50

Atletico Madrid ka bërë tre rinovime të rëndësishme për të vazhduar projektin e nisur nga trajneri Flores pas fitores së Europa League dhe Superkupës së Europës.

Jose Antonio Reyes dhe Tomas Ujfalusi kanë hedhur firmën në kontratën e re, duke e zgjatur bashkëpunimin me “colchoneros” deri në vitin 2014. Ndërsa mbrojtësi  brazilian Paulo Assuncao do qëndrojë në Madrid deri në vitin 2013.

Top Channel