Arsimi, PS akuza Tafajt

01/10/2010 19:55

Deputetet e opozitës kanë sjellë shembuj konkret të emërimit të mësuesve dhe drejtuesve në shkolla të ndryshme të vendit sipas bindjeve politike.

Ata i kërkuan ministrit të Arsimit të verifikojë rastet konkrete, pasi ka të dhëna se edhe persona me preçedentë penalë janë emëruar mësues.

“Në Elbasan qyteti me njerëz të emëruar me teserën e partisë demokratike”, është shprehur Leka.

Ministri Tafaj ka pranuar se mund të ketë raste, por ai nuk është në dijeni.

“Unë nuk jam në dijeni të këtyre rasteve. Ne kemi kërkuar proçedura transparence për çdo lëvizje të personelit”,  tha Tafaj.

Kryetarja e Komisionit të Edukimit, Valentina Leskaj ka sqaruar se në Elbasan janë larguar 300 mësues nga puna dhe një pjesë e madhe e tyre kanë fituar edhe gjyqin e sërish nuk janë rikthyer në shkolla.

“Në Elbasan janë shënuar largime politike nga puna”, deklaroi Leskaj.

Ministri i Arsimit Tafaj është pyetur edhe për çështjen e librave të fëmijëve të emigranteve dhe për shkarkimet e një numri të madh mësuesish në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA