
Inspektoriati Ndërtimor këtë herë i mbështetur edhe nga Policia e Rendit ka rinisur aksionin për shkatërrimin e të gjitha furrave të prodhimit artizanal të gëlqeres, të cilat përdorin si lëndë djegëse plastike dhe gomat e përdorura të automjeteve.
Aksioni rinisi pas nje nderprerje nje dite me pare per shkak te nje defekti te mjetit te angazhuar ne prishjen e furrave te gelqeres.
Dita e dyte e aksionit ka patur probleme per shkak te kundershtimit te disa pronareve te ketyre furrave. Ata pretendojne se kane licensa te leshuara nga bashkia e Krujes, ndersa veprimtarine e kryejne larg vijes se verdhe.
Gjate aksionit ata kane treguar dokumenta dhe kane pretenduar se do te paguajne edhe taksat dhe gjobat e vendosura per ndotjen e ambientit. Ne ambientet perreth furrave jane depozituar tonelata hi dhe bloze te nxjerre nga djegia e gomave te automjeteve per vite te tera.
Drejtuesit e Inspektoriatit te Mjedisit thone se aksioni do te vazhdoje deri ne fund duke nderprere njehere e mire masakren ekologjike me djegien e gomave te automjeteve.
Top Channel